Ka humbur jetėn nė mėnyrė tragjike 13 vjeēari Ermir Ujka banor i lagjes 'Mark Lula' nė Shkodėr. Djaloshi i cili ka qenė duke kėrkuar pėr skarp pranė vendit tė grumbullimit tė mbeturinave urbane tė qytetit kur makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonela me mbetje urbane. Fėmija nuk ėshtė parė nga drejtuesi i mjetit tė Ndėrrmarrjes sė Pastrimit. Sipas fėmijėve tė tjerė dhe personave qė kanė qenė tė pranishėm nė vendin e ngjarjes, Ermir Ujka ka qenė pas mjetit tė pastrimit dhe nė atė moment mjeti ka hedhur shkarkesėn e cila ka rėnė mbi trupin e tij. Njė grua dhe disa fėmijė qė kanė qenė aty duke bėrė tė njėjtėn punė kanė dhėnė alarmin dhe ėshtė njoftuar edhe policia.
Fėmija ėshtė mundur tė nxirret i gjallė nga pirgu i mbeturinave qė kanė rėnė nga mjeti mi trupin e tij dhe ėshtė dėrguar me shpejtėsi nė spitalin e Shkodrės, ku pas rreth 30 minutash , pavarėsisht nga ndihma e mjekėve nuk ka mundur tė jetojė. Florian Dardha, shok me viktimėn qė ka qenė i pranishėm nė momentet e aksidentit tregon se kanė qenė si ēdo ditė duke kėrkuar pėr kanaēe e skarp tek vendi ku shkarkohen mbeturinat. "Ermiri ka qenė pas makinės dhe shoferi nuk e ka pa se po ecte prapa pėr tė shkarkuar plehrat. Ermiri ka parė njė 200 lekėshe nė tokė dhe ėshtė ulur ta marrė nė kėtė moment hodhi plehrat", rrėfen Floriani.
Persona qė jetojnė nė kėtė lagje tė varfėr tė krijuar pas viteve 90-tė, kryesisht me banorė tė ardhur nga zonat e thella malore, tregojnė se Ermiri i pėrket njė familjeje shumė tė varfėr qė pėr tė siguruar bukėn e gojės dalin ēdo ditė pėr tė gėrmuar nė plehra pėr tė gjetur diēka qė mund tė [Censored]t. Tė njohur tė familjes shtojnė se djali i vdekur ka qenė dhe i sėmurė dhe ka patur probleme me zemrėn, por megjithatė nevoja pėr tė jetuar e bėnte tė dilte ēdo ditė pėr tė gjetur kanaēe apo skarp mes mbeturinave qė hidhen afėr varrezave tė Dėshmorėve.
Varfėria ka shkaktur kėshtu viktimėn e radhės nė Shkodėr, viktimė e cila ka qenė njė fėmijė 13 vjeēar. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 18.30. Prej vitesh, fėmijė e tė rritur qė jetojnė rreth varrezave tė Dėshmorėve nė Shkodėr kanė si mėnyrė tė vetme jetese atė tė grumbullimit tė kanaēeve apo skarpit nė mbeturinat urbane tė gjithė qytetit qė hidhen ēdo ditė kėtu. Nė mjaft raste ato u shkojnė prapa mjeteve tė pastrimit, nė pėrpjekje pėr tė qenė tė parėt kur ato shkarkoken, pasi vetėm kėshtu mund tė gjejnė mė shumė material pėr ta shitur.
Policia ka shoqėruar drejtuesin e mjetit tė ndėrrmarrjes sė Pastrimit.